Njëherë një grup shumë i madh i njerëzve ishin duke mbajtur një seminar. Papritmas drejtuesi i seminarit ndaloi, dhe vendosi të bëjë një aktivitet grupor. Ai filloi ti japë secilit person një balonë. Secilit person ju kërkua që ta shkruaj emrin e tij në balon më një laps marker. Dhe pastaj të gjithë balonat u mblodhën dhe u vendosën në një dhomë tjetër.
Njerëzit u futën në atë dhomë dhe ju urdhërua secilit të gjejë balonën në të cilën kishin shkruajtur emrin e tyre brenda 5 minutave. Secili ishte duke kërkuar çmendurisht për të gjetur emrin e tij, duke u përplasur njëri me tjetrin e duke u shtyrë, aty ishte një kaos i vërtetë.
Pas mbarimit të 5 minutave askush nuk e gjeti balonën e tij.
Pastaj, drejtuesi ju tha të pranishmëve të marrin një balonë rastësisht dhe të ja japin personit emri i të cilit është i shkruajtur aty. Brenda 5 minutave çdokush kishte balonën e tij.
Drejtuesi tha, Kjo ështe duke ndodhur në jetët tona. Çdokush është duke kërkuar për lumturi gjithandej, duke mos e ditur ku është.
Lumturia jonë qëndron në lumturinë e njerëzve tjerë. Jepu atyre lumturinë e tyre; ju do të merrni lumturinë tuaj. Dhe ky është qëllimi i jetës njerëzore, kërkimi i lumturisë...
Extra tags: lumturia, lumturia ime, menyra per, qelesi i lumturise, qysh me kan i lumtun, qysh me kan i lumtur, qysh me qen i lumtur, qysh te jem i lumtur,