Dhelpra dhe cjapi (Përrallë)


Një dhelpër ra njëherë në pus dhe u detyrua të presë, sepse nuk dinte si të dalë. Kur një cjap i shtyrë nga etja, erdhi në atë pus dhe e pa dhelprën brenda, e pyeti se a ishte uji i mirë. Duke fshehur fatkeqësinë e saj, dhelpra filloi ta lavdojë duke i thënë se uji ishte shumë i mirë. Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja dhe kur e shoi etjen, filloi të mendojë me dhelprën se si mund të dilte prej pusit. Dhelpra i tha se kishte menduar diçka mirë për të shpëtuar të dy: Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të ngjitem unë lart nëpër kurrizin tënd, kam për të tërhequr mandej edhe ty. Pas një bisedimi të gjatë, cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet. Kur cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë, dhelpra u kthye e i tha: I dashuri cjap, sikur të kisha aq mend sa ke qime në mjekër, ti as që do të zbritje në pus para se të mendoje se so kishe për të dalë.
 Mesimi : Njerëzit e mençur së pari duhet ta mendojnë mbarimin e punëve, e mandej të fillojnë të zbatojnë mendimet e veta.




Extra tags: cjapi, dhelpra, dhelpra dhe cjapi, fabula, fabula ne shqip, perralla, perralla shqip, perralleza, perralleza shqip, shoket, tregime, tregime shqip,