Lasgush Poradeci


Lazër Gusho njihej me pseudonimin Lazgush Poradeci qe eshte nje miks i emrit të tij të vërtetë dhe qytetit të cilit ai i takonte.Lasgushi u lind në Pogradec (qytet në jug të liqenit të  Ohrit, perkatesisht në kufi me  Maqedoninë) në vitin 1899. Shkollimin fillor e kreu në Pogradec, atë të mesmin e kreu në liceun /shkollën/ francez-e në Athinë të Greqisë ndërsa studiket e lart dhe diplomimin e bëri në Grac të Austrisë. Pas diplomimit ai u kthye në atdhe për të  mos u larguar kurrë më. Ai filloi punën në gjimnazin e Korçës dhe Tiranës , dhe gjithashtu punoi si përkthyes në një shtëpi botuese të Tiranës , me çrast njihet si përkthyes i disa veprave letrare si : Eugeni Onjegin të Pushkinit, si dhe shumicën e lirikave tê poetëve botëror si lirikat e Lermontovit, Majakovskit, Mickieviqit, Gëtes, Hygoit, Bajronit, Shellit, Bërnsit, Emineskut e shumë të tjerëve.
Ai njihej si poet lirik dhe njeherit fytyra dhe krijimtaria e tij letrare ishin simbol i qytetit të Pogradecit. Vdiq më 12 nëntor 1987. Veprat më të njohura të tij janë: Vallja e Yjeve (1933) dhe Ylli i zemrës (1937) të cilat u botuan në Rumani nën përkujdesjen e Mitrush Kutelit. E disa nga poemt e tjera të tij janë: " Mbi ta " , " Kamadeva e ekskursioni teologjik i Sokratit" .