Mendja dhe fati (Përrallë)


U kapën mendja e nafaka. Njana:" E maj une njerin" . tjetra:"Jo, une e maj". Menja tha: - S'un e man pa mue ti njerin. - E maj, - ja priti nafaka. - Qe kqyr se si kam me e majtë. Shkoi nafaka te njani e ja qiti ni guri xhevahir përpara. Kur e muer aj njeri gurin, e kqyri e menoi me vedi:"Shka m'vyn mue qiky gur? Kurrgja s'um vyen." Aty pari kaluen tatart e mretit. Muer aj njeri e ja dha tatarve gurin: - Ha qit gurë e çonja mretit pej meje. E mueren tatart gurin dhe ja çuen mretit. Mreti thirri mishlist e i pveti: - Qa me i dhanë kti njeri qi ma ka çue kit gurë qi s'gjinet nëpër krajli? - Kjo punë a e jote, i thanë mishlist, - po n'dash me a ba çirak, qi ta paska çue kit gurë t'mirë,bjere ktu, epja çikën e maje si djalë. Qoi e e thirri mrati, ja nreqi sarajet e ja dha çikën. Kur hini djali n'gjerdek tu çika e mretit, nuk foli me çikën, po ra e fjet n'tokë e jo n'krevet ku ish e shoqja. Ashtu bani edhe natën e dytë e t'tretën. Mas natës tretë e veti mreti çikën: - Qysh po e ço me kit nafakë? - Kurrqysh, babë. - Pse? - Qe tri nat unë n'dyshek e aj n'tokë. Gojën s'e ka çelë me folë me mue. E thirri mreti e i tha: - Shka a kshtu? Une t'kam evlad e çikën ta kam dhanë, e ti mos me folë me ta, po me ra n'tokë? Djali s'diti me thanë kurrgja. Mreti ja preu me e virë n'kanop. E çoi n'hapsane e t'nersëmen kishin m'e virë. At'herë nafaka e pa qi s'munet me ba gja për ta e i tha menes: - Ti n'mujsh me e pshtue se une s'muj. Teri ktu e pruna. I hini menja n'krye djalit. I ra n'men djalit shka me ba. Lypi izë me dalë para mretit edhe 'i herë. Kur e çuen para ti, i tha: - A kam izë me folë? - Fol! - i tha mreti. - Kanka gutë çika jote qi ka folë. Unë t'parën natë ju kam lutë zotit qi ma bani nafakë me ardhë ktu e m'i marrë çikën e mretit për grue.T'dytën natë jam lutë për shnetin e t'retën natë kam ba duva për ty qi je ni padishah. - N'koftë kshtu,- i tha mreti - hajt shko e hajrin ja pafsh. Shkoi aj djali e natën e katërte ra me t'shoqen.