Si të sillemi me fëmijët kokëfortë?


T’u lejosh gjithçka nuk është mënyra e duhur për t’u treguar atyre dashurinë, sepse këto toleranca mund t’i shndërrojnë fëmijët në kokëfortë dhe kapriçozë të pandreqshëm. T’i edukosh duke u plotësuar çdo dëshirë, mund të shkaktojë më shumë dëme se të mira.

Gjithmonë e më shumë dëgjojmë për fëmijë që bëjnë ligjin brenda familjes. Janë fëmijët e përkëdhelur që “jo”-së së prindërve i përgjigjen me të qara të tmerrshme, derisa mund të arrijnë atë që duan. Shumë prej nënave përballë këtij fakti e ndiejnë veten të papërgatitur dhe të mërzitura që nuk arrijnë dot t’i imponojnë autoritetin e tyre të vegjëlve. Për disa nga pyetjet kryesore që shqetësojnë prindërit që kanë fëmijëve të tillë, Aldo Naouri, psikoanalist dhe pediatër, sapo ka hedhur në treg librin “Tiranët e vegjël që rriten”, i shndërruar në best seller në Francë.

Mos u shqetësoni për të qarat e para

Kur fëmija nis të qajë, mos i shkoni menjëherë nga pas për ta qetësuar. Ndonjëherë bëhet fjalë vetëm për tërheqje vëmendjeje dhe jo për nevojë reale. Të qëndrosh larg të vegjëlve dhe të mos jesh gjithmonë prezent, i bën më shumë autonomë. Kujtohuni që shpesh prania juaj është motiv eksitimi për ata: duke i lënë vetëm do të qetësohen shpejt.Mbas vitit të parë të jetës duhet pasur shumë kujdes që fëmijës mos t’i plotësohen të gjitha kapriçot, edhe pse nisin të qajnë pa pushim. Pjesës më të madhe të prindërve u duhet të merren me të tjera angazhime: punë, familje, shtëpi, miq...Shpesh për ta bërë më të thjeshtë jetën, priren të mos i thënë “jo” të vegjëlve, për të mos i parë duke qarë e për t’i parë të buzëqeshur. Por duke u plotësuar çdo kapriço, kjo nuk ndikon pozitivisht në rritjen e tyre. Pasi thonë jo, prindërit duhet të vazhdojnë të mbajnë qëndrimin e tyre, për të konfirmuar kështu edhe rolin si edukator i mirë. Është mirë që të mos jepen urdhra e të mos bëhen premtime nëse ato nuk mbahen. Prindërit duhet të jenë koherentë në gjithçka që thonë dhe bëjnë për t’i dhënë siguri fëmijëve.

Extra tags: fmit nervoz, qysh mu sjell me fmit, qyshme u sjell me femijet kapricioz. si te sillemi me fmit qe nuk ndegjojnë., si te  sillemi, si te sillemi me femijet, sillemi me femijet,