Nacionalizmi te shqiptarët

Në krahasim me popujt tjerë shqiptarët u formuan si komb më së voni në Ballkan sepse të fundit ishin që u çliruan nga sundimi otoman. Formimi kombëtar shqiptar filloi me Rilindjen Kombëtare në gjysmën e shekullit XIX e deri më  1912  kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
Për dallim prej nacionalizmave fqinj që i fryen prushit të urejtjes dhe e shfrytëzuan atë për tu zgjeruar  në dëm të tokave shqiptare, nacionalizmi shqiptar u formua tërësisht për tu çliruar sa nga pushtimi otoman e aq më shumë për tu çliruar nga pushtimet serbo malazeze pasi  gjysma e popullësisë shqiptare mbeti  jashtë kufijëve të shtetit shqiptar të shpallur më 1912. Përpjekjet për  të realizua ëndrrën një shtet nje komb vazhduan edhe pas  konferencës së Londrës,  Traktatit të Versajës, pas luftës së dytë botërore por pa sukses.
Për këtë arsye rruga e formimit tonë kombëtar akoma është një plagë e pambyllur dhe vazhdon të jetë e tillë.

Të ngjashme : Përkufizimi i nacionalizmit