Nën insistimin e avokatëve të saj, Angelina Jolie i ka kërkuar Brad Pitt, përpara se të shndërroheshin në burrë e grua 23 gushtin e shkuar, të firmosnin një kontratë paramartesore.
Ka qenë revista “Star” ajo që ka treguar dhe zbuluar të gjitha detajet e kësaj kontrate. Në të thuhet se si do të ndahet pasuria prej 240 milionësh e Brad dhe ajo prej 185 milionësh e Angie.
Në kontratë thuhet se nëse Brad do të ketë një marrëdhënie me një femër tjetër gjatë momentit që është i martuar me Jolie, ai do të humbasë kujdestarinë e fëmijëve. Kjo ka qenë një pikë e kontratës shumë e vështirë për tu pranuar nga Pitt, i cili është një mashkull që i do shumë fëmijët e tij.
Në rast se çifti vendos të ndahet, ata do të mbajnë për veten e tyre vetëm paratë që kanë pasur si pasuri përpara dasmës. E gjithë pjesa tjetër e fituar nga ata të dy pas momentit që kanë thënë “po”, do të depozitohen në një llogari për fëmijët e tyre, të ndara në mënyra të barabarta mes tyre. Pra, askush nuk do të marrë asnjë qindarkë nga tjetri dhe gjithçka do të shkojë në të mirë të fëmijëve.
Pra, siç e vini re, ky është nga të paktat dhe të rrallat çifte, që edhe në momentin e një ndarje të mundshme mes tyre, vëmendjen më të madhe ia kushtojnë mirëqenies së fëmijëve.