Luani dhe miu (Përrallë)


Njehere kur nje luan ishte duke fjetur, nje mi I vogel filloi te vraponte poshte e perpjete neper te, gje e cila shpejt e zgjoi luanin, i cili i vuri permbi putren e tij te stermadhe dhe e hapi nofullen e tij te madhe per ta gelltitur. “Ndjese, o Mbret “ klithi miu i vogel, “me fal kesaj here, nuk do ta harroj kurre.Nuk i dihet mbase edhe une mund te bej ndonje te mire nje dite?” Luani u gudulis aq shume nga ideja e miut per ta ndihmuar, sa qe e ngriti putren dhe e liroi ate. Dikur gjuetaret te cilet donin t`ia çonin ate te gjalle Mbretit, e lidhen per nje druri dhe shkuan te gjenin nje qerre per ta bartur. Pikerisht atehere ndodhi qe miu i vogel te kalonte aty prane, dhe duke pare gjendjen e veshtire ne te cilen ndodhej luani, u ngjit lart mbi te dhe shpejt i brejti litaret te cilet e mbanin lidhur Mbretin e Egersirave. “A nuk pata te drejte? “ tha miu i vogel.

Mësim: Miqte e vegjel mund te jene nganjehere miq te medhenj.

Extra tags: fabula, fabula ne shqip, luani, luani dhe miu, miu, perralla, perralla shqip, perralleza, perralleza shqip, shoket, tregime, tregime shqip,