Çka simbolizojnë ngjyrat?!


Ngjyrat zbulojnë psikologjinë dhe stimulojnë shqisat tona. Siç e keni vënë re, zgjedhja e një ngjyre lidhet direkt me gjendjen tonë sa psikologjike po aq dhe fizike. Terapia me ngjyra mund të na ndihmojë në përmirësimin e problemeve mendore dhe fizike. Ngjyrat ndikojnë në shpirt, stimulojnë ekzistencën tonë. Rëndësi të madhe kanë ngjyrat në mjedisin rrethues sa në shtëpi po aq edhe në punë, ngjyrat e mureve, ngjyrat e rrobave, ngjyrat e çarçafëve, ngjyra e llampës etj. Por çfarë simbolizon secila prej ngjyrave?


Ngjyra e kaltër të zbutë dhe relakson. Shprehë besim, qetësi, paqe, arsyetim dhe ndërgjegje.



Ngjyra e gjelbërt tregon optimizëm, forcë dhe qëndrueshmëri. Përfaqëson harmoninë, shpresën, relaksimin dhe ekuilibrimin.



Ngjyra portokalli funksionon si faktor antidepresiv dhe përmirëson gjendjen shpirtërore.


E kuqja aktivizon pesë shqisat dhe krijon dëshirë për veprim. Simbolizon forcën, mbijetesën, zemërimin, dhe pasionin për komunikim.


E verdha stimulon mendjen, simbolizon optimizmin, besimin, mirëkuptimin, dhe krijimtarinë.


Ngjyra rozë ndihmon në balancimin e emocioneve.


E bardha simbolizon pastërtinë, sinqeritetin, ndershmërinë, mirësinë dhe paqen.

Ngjyra kafe ofron relaksim…


Së fundi, e zeza përthithë energjinë rrethuese. Shpreh frikë, depresion dhe indiferencë. Që të dëboni ankthin por edhe humorin melankolik, zgjidhni për shtëpinë dhe kuzhinën tuaj kryesisht ngjyra të ndezura që i falin mjedisit atmosferë të ngrohtë. Pra, shtoni sa më shumë ngjyra në jetën tuaj, me qëllim që të jeni të lumtur e të qeshur.