Gjithçka që dihej rreth tij, ishte se i përkiste shtresës së atyre djemve, prej të cilëve nuk pritej asnjë ndryshim dhe e mirë, absolutisht. Ai ishte modeli më i mirë i “Bad boy”, nuk ia kalonte askush. Kaloi njëmbëdhjetë vite të jetës së tij në burg, me akuzën e mbajtjes së lëndëve narkotike dhe krime të tjera. Atë natë, krimineli dhe i burgosuri ynë, i cili mban emrin Clyde L Beasily, po shihte televizor në qelinë e tij. Kanali që po ndiqte, por transmetonte direkt finalen e një kampionati golfi. Gjithmonë i kishte pëlqyer golfi dhe po e ndiqte me pasion të madh finalen. Por, për fat të keq, ndeshja u anulua në mes, për shkak të një shiu të rrëmbyer i cili ia nisi pa pritur e pa kujtuar. Kjo ndërprerje e ndeshjes e mërziti të burgosurin, i cili filloi të shajë e të çirret nga inati. Në momentet kur po përjetonte një farë kënaqësie në atë jetë mizerie në burg, bie shi dhe ia ndërpret kënaqësinë. Ishte sporti i vetëm pas të cilit linte kokën... Por që këtu i lindi një ide e çuditshme! Përveç golfit, ai ndiqte ndonjëherë edhe kampionatin e tenisit, atë sport të bukur. Ai e dinte se loja e tenisit dhe fusha, nga ajo hapësirë e madhe, mund të luheshin edhe në tavolinë. Loja e pingpongut, është një miniaturë e tenisit. Përse të mos kishte dhe një lojë golfi që luhet mbi tavolinë njëlloj si pingpongu? Ajo do të ishte një përzierje mes golfit dhe bilardos. Kështu do të shmangeshin shirat e rrëmbyeshëm që prishnin lojën në mes. Edhe pse ishte një ide e çuditshme, ajo e joshi në maksimum të burgosurin tonë, saqë menjëherë filloi ta dizenjojë mbi letër. Përveç dizenjimit, filloi të vendosë edhe rregullat e lojës së re, hapësirën e tavolinës dhe shumë detaje të tjera. Pas njëmbëdhjetë vitesh në burg, ai e përfundoi dënimin dhe më në fund, shijoi lirinë. Ai kishte dalë që andej me gjënë më të çmuar me të cilën mund të dalë një i burgosur nga burgu, një ide e re! Clyde L Beasily, gjëja e parë që bëri pasi doli, ishte vajtja tek një dyqan që shiste pajisje të ndryshme sportive. Atje, bleu gjithçka që i nevojitej me një shumë prej 200 dollarësh dhe u kthye në shtëpi. Netë e ditë të tëra i kaloi duke punuar për prodhimin e tabelës së parë e cila ishte konkretizim i idesë së tij. Pasi e prodhoi, e provoi vetë kushedi sa herë. Nuk u mjaftua me kaq... Ftoi disa fëmijë, adoleshentë dhe të rinj të lagjes dhe u kërkoi një mendim pasi ta provonin si lojë. Pasi e provouan lojën, të gjithë u shprehën të mrekulluar për lojën dhe tavolinën mbi të cilën luhej, idenë dhe rregullat e saj. Që këtu, Clyde L Beasily e kuptoi se kishte shtënë në dorë një thesar të çmuar tashmë. Pasi i shtoi dhe ca gjëra dhe e modifikoi, tashmë nuk i kishte mbetur gjë tjetër përveç reklamimit të produktit dhe lojës më të re, pjesa më e vështirë dhe më e rëndësishme e procesit. Gjithë zell vajti tek organet dhe institucionet të cilat kishte shpresë se mund ta adaptojnë idenë e tij. Filloi me klubet sportive, bizneset e pajisjeve sportive, vendet e argëtimit etj... të cilëve u ekspozonte produktin dhe idenë e tij të re. Por, si çdo ide tjetër e re, konsiderohet si e marrë. Të gjithë talleshin me idenë e tij dhe me të dëgjuar rreth saj, as që tentonin ta shohin, jo më ta pranojnë. Por Clyde L Beasily nuk e humbi durimin dhe nuk u demoralizua. Ai vazhdoi të trokasë kudo që mundej. Njëri nga miqtë e tij, i tregon se në qytetin Las Vegas të Amerikës, zhvillohej një panair biliardosh. Bëhet fjalë për vitin 2003. Menjëherë u nis për atje bashkë me kampionin e tij të parë të lojës. Njëra nga kompanitë e dizenjimit të biliardove, i pëlqeu ideja e Clyde L Beasily dhe pranoi ta adaptojë, prodhojë dhe reklamojë. Menjëherë loja filloi të hapej mes konsumatorëve me shpejtësi marramendëse. Çmimet e tavolinës dhe pajisjeve të tjera varionin nga 150 dollarë deri në 700 dollarë amerikanë. Në vitin 2005, shitjet e lojës së re të dizenjuar nga ish i burgosuri, arritën në pesë milionë dollarë. Ai i kishte shtuar shumë aplikacione të reja lojës, gjë që e kishte bërë shumë tërheqëse për konsumatorët. Clyde L Beasily është një biznesmen i suksesshëm sot dhe ka si pasuri miliona dollarë. Edhe sot e kësaj dite, ai mban ligjërata motivuese në raste të ndryshme. Ai u tregon dëgjuesve historinë e tij, të cilën e filloi si një drogaxhi dhe shkelës ligji, por që i dha një drejtim krejt tjetër duke u bërë biznesmen i suksesshëm dhe pasanik. E gjitha kjo, për shkak të një ideje që i lindi krejt rastësisht në një natë me shi, teksa shihte golf! Ekspertët tregojnë se njeriu proceson mbi katër mijë ide në ditë. Edhe njerëzit më të rëndojmë, procesojnë mijëra ide në ditë. Por, vetëm ata që kanë aftësinë për tu ndalur tek idetë e tyre, për ti analizuar, deshifruar dhe pastruar dhe nënshtruar eksperimentit, janë ata që kanë sukses në materializimin e tyre dhe shtimin e të ardhurave. Thënë shkurt: Ti je një depozitë idesh të reja të paprecedente. Problemi qëndron që shumë prej nesh, nuk mendojmë në rrugët dhe metodat e shfrytëzimit të këtyre ideve dhe shndërrimit të tyre në realitet. Tani, ti e pe vetë që Clyde L Beasily, nga një i burgosur, drogaxhi dhe një person i cili kishte humbur kredibilitetin në shoqëri, falë një ideje të cilës i vajti gjer në fund, u shndërrua në një biznesmen të fuqishëm. Jo vetëm kaq, por ai i mëson dhe të tjerët si të jenë të suksesshëm. A vazhdon të bësh të njëjtën tjetë monotone dhe të mërzitshme, duke i lënë të tjerët të mendojnë dhe të kenë sukses? Mos u mjafto me një habi të thellë teksa lexon për jetëshkrimin e njerëzve të tillë! Gjithsesi, ky është vendim që të përket vetëm ty!