Dikur lepujt kishin bisht të gjatë. Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq.
- Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? - e pyeti lepuroshi.
- Zbrit te rrëkéja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën.
Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasira të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët. Atë natë lepuroshi shkoi të peshkonte te rrëkéja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepuroshi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepuroshit të gjorë. Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrëkéja. Atëherë mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkéja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkénë e ngrirë. Që prej asaj dite lepuroshët e kanë bishtin kaq të shkurtër.
Extra tags: bishti i lepurit, bishti i shkurter, fabula, fabula ne shqip, lepuri, lepuri bishtin, lepuri ne perralle, perralla, perralla me lepur, perralla shqip, perralleza, perralleza shqip, tregime, tregime shqip,