Skifteri e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëri-tjetrit, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Skifteri fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët. Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse skifteri që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me skifterët e vet të vegjël. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpezës në ajr. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armikun - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve. Megjithatë, skifteri që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një gacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryej një erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe. Nga kjo, zogjtë e vegjël të skifterit, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysmë të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të skifterit. Porosia: Ata që shkelin miqësinë, edhe nëse i shpëtojnë hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit të merituar.