Shtesat dhe rëniet e tingujve

SHTESAT E TINGUJVE

PROTEZA – Shtesa e tingullit në fillim të fjalës.
P.sh. hik – ik, mburimi – burimi…

EPENTEZA – Shteza e tingullit në mes të fjalës.
P.sh. andresë – adresë, zembër – zemër…

EPITEZA – Shtesa e tingullit në fund të fjalës.
P.sh. tinë – ti, tynë – ty, tymë – tym, nuku – nuk…

HIATI – Një grup prej dy zanoresh që vijnë njëra pas tjetrës dhe pjesë në dy rrokje të ndryshme.
Si tinguj antihiatizues kemi: j, h, v.
P.sh. punova, lexoji, kthehu, tregohu…

RËNIET E TINGUJVE

AFEREZA – Rënia e tingullit në fillim të fjalës.
P.sh. Gimi – Agimi, Goni – Agoni…

SINKOPA – Rënia e tingullit në mes të fjalës.
P.sh. kshu – kështu, shpi – shtëpi…

APOKOPA – Rënia e tingullit në fund të fjalës.
P.sh. ish – ishte, kish – kishte, erdh – erdhi…

ELIZIONI – Rënia e zanores së patheksuar fundore të një fjale përpara një zanoreje nistore
 të fjalës që vjen pas. P.sh. dhomë e madhe, lule e malit, të + i = t’i, të + u = t’u…

Meqë sqarimet rreth këtyre dukurive fonetike janë të dhëna këtu, nëse gjeni (dini) shembuj të tjerë rreth këtyre dukurive shkruani ne seksionin e komenteve më poshtë:

Extra tags: afereza, apokopa, elizioni, epenteza, epiteza, gjuhe shqipe, gramatike, hiati, proteza, shqip, sinkopa,