Të gjithë e dimë se burim i jetës
në tokë është drita të cilën e marrim nga Dielli dhe kjo energji nga dielli në
tokë transmetohet në formë të valëve elektromagnetike. Veçoria kryesore e
këtyre valëve është se ato mund të përhapen nëpërmes hapësirës boshe dhe
prandaj drita nga dielli arrin tek ne. Por njeriu shpiku një numër të burimeve
të lehta të dritës për ta zëvëndësuar dritën e diellit, psh gjatë natës.
Prandaj burimet e dritës mund të ndahen në natyrore dhe artificiale.
Drita
është një formë e energjisë qe krijohet nga ndonjë burim psh dielli, llampa
etj, dhe e dimë që energjia transmetohet, përhapet nga një vend në vendin tjetër në dy forma: ose përmes
lëvizjes së grimcave ose përmes lëvizjes së valëve. Prandaj thuhet që drita ka
edhe natyrë grimcore edhe valore.Drita pra nga aspekti gimcor përbëhet nga një
numër i madh i grimcave te vogla të cilat i quajmë fotone dhe kjo është
vërtetuar nga një numër i madh i eksperimeneteve ne fizikë. Por të shohim
se çfarë nënkuptohet me fjalinë se drita
është valë elektromagnetike. Ne e dimë se për ekzistencën e një vale është e nevojshme burimi i valës e
cila lëviz në mënyrë periodike. Por ajo që e mundëson përhapjen e valës
elektromagnetike është fusha elektrike dhe magnetike e cila ilustrohet ne
figurën e mëposhtme.
Fig. Përhapja e valës elektromagnetike
Extra tags: fizika, fizika ne gjuhen shqipe, fizika ne shqip, fizika shq, fizika shqip, optika, optika valore, vala, Vala elektromagnetike, valet,