Dashuria e vërtetë e pajis njeriun me besim të plotë [Ngjarje Interesante]


Aeroplani çante mes reve drejt destinacionit përfundimtar, ndërkohë që disa nga pasagjerët i kishte zënë gjumi, e të tjerë bisedonin.

 Në një moment, aeroplani e humbet ekuilibrin dhe të gjithë i mbërthen paniku, përveç një fëmije të vogël. Ai dukej sikur nuk i ndjen problemet me të cilat përballej aeroplani. Përbri tij, ishte ulur një burrë, i cili pothuaj ishte bërë një me sedijen nga frika. Sakaq fëmija vazhdonte lojën e tij, krejt i qetë dhe indiferent për çfarë ndodhte përreth.

Pasi aeroplani e kaloi zonën e rrezikshme dhe u ul shëndoshë e mirë, burri në fjalë, i shtyrë nga kureshtja e pyeti vogëlushin:
”Si është e mundur që vetëm ti nuk u frikësove, ndërkohë që të gjithë ne desh vdiqëm nga frika?!”

Djali iu përgjigj:”Piloti i këtij aeroplani ishte babi im dhe ai më pati premtuar se do të mbërrijmë si kokra e mollës.”
Urtësia: Dashuria e vërtetë e pajis njeriun me besim të plotë. Është gjë e bukur të kesh njerëz të cilët e di se nuk të lënë asnjëherë në baltë.