Skip to main content
Fjalë të urta nga Sami Frashëri
- Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
- Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t'i fitosh ato.
- Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
- S'ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të kqinjtë.
- Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
- Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
- Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.
- Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
- Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
- Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
- Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
- Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten.
- Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
- Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
- Personi që do ti, s'ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
- S'ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
- Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
- Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.
- Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
- Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
- Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
- Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
- Mos i thuaj gruas fjalën që s'mund ta thuash në rrugë.
- Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije.
- Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
- Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
- Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
- Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
- Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
- Durimi është më e madhja trimëri.
- Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.
- Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s'ka sukses ai që nuk has në vështërsi.
- Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
- Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
- Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
- Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
- Për dashurin s'ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.
- Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
- Vetnia është më e mirë se shoku i keq.
- Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
- Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
- Pleqëria nuk është jetë.
- Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
- Xhelozia është humnera e dashurisë.
- Mos iu afro atij që nuk të prêt mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
- Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
- Mos kij besim në njeriun që s'ka besim në ty.
- Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, shihu shpesh me atë.
- Për çdo sy ka bukuri.
- Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesishtë është morali.
- Këmbëngulja e qëndrimi bën të mundshme të pamundshmen.
- Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotsohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
- Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
- Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash.
- Syri është një dritare e shpirtit.
- Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.
- Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
- Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.
- Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.