Një i ri, me profesion mjek, shkon në shtëpinë e familjes së shokut ta kërkon dorën e vajzës së tyre, por vajzës pasi që ju sqarua gjendja e tij në tërësi, e kushtëzoi më një kusht të rëndë për t’u martuar me të, që nëna e tij të mos prezanton në dasmën e tyre!
Djali u hutua nga ky kusht dhe s’dinte çfarë të bën. Mendoi një periudhë dhe e vendosi të këshillohet me një nga profesorët e tij universitar.
Shkoi në zyrë të tij dhe kur e takoi ia paraqiti rastin dhe profesori i habitur i tha: E pse ky kusht?!
U turpërua dhe i tha: Prindi më ka ndërruar jetë kur isha vetëm se njëvjeçar, e nëna ime, për të mbijetuar dhe për të më shkolluar ka punuar si punëtore e thjeshtë, i lante rrobat e njerëzve. Kjo e kaluar e saj më shkakton shumë probleme dhe unë tani dua të filloj një jetë të re!
Profesori i tha: E kam për ty një kërkesë të vogël.. e ajo është që ti të shkosh në shtëpi dhe t’ia lash duart nënës tënde, e pastaj të nesërmen kthehu dhe takohemi dhe ta jap mendimin tim!
Me të vërtetë, kur shkoi në shtëpi kërkoi nga e ëma t’i lanë duart e saj. Sa filloi t’ia lanë duart, nga pamja e tyre, i rrjedhën lotët! Ishte hera e parë që i vërejti se sa ishin rrudhë, dhe se në to ishin disa varrë dhe mavijosje, dhe kur lageshin me ujë, nëna ndjente dhembje dhe kishte ethe!
Pasi që i lau duart e nënës, s’kishte durim ta prese të nesërmen dhe takimin me profesorin, po e mori telefonin dhe i telefonoi prindit të vajzës dhe i tha: Të falënderoj për çdo gjë, unë pasi që mendova mirë vendosa për çështjen time, e vendimi im është se, unë nuk do ta flijoj nënën time për hir të tashmes sime, sepse ajo e flijoi jetën e saj për hir të ardhmes sime!!
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Comments
Post a Comment