Shtatë mrekullitë e botës


Një ditë, mësuesja e kërkoi nxënësve që herën tjetër, të kërkojnë rreth shtatë mrekullive të botës. Ditën e caktuar, të gjithë i kishin bërë detyrat dhe me gjithë ndonjë dallim të vogël, pothuaj të gjithë kishin shënuar si shtatë mrekullitë e botës si më poshtë:

1. Piramidat e Egjiptit
2. Kopshtet e varura të Babilonisë në Irak
3. Murin e Kinës
4. Taxhmahallin në Indi
5. Kullën Eifel në Francë
6. Kullën Pizza në Itali, dhe
7. Kanalin Panamasë.

Pasi i kishte mbledhur të gjitha fletët, mësuesja vuri re se një vajzë nuk e kishte dorëzuar fletën e saj. Ajo e pyeti nëse kishte pasur vështirësi në gjetjen e informacionit dhe vajza iu përgjigj:
”Po, kisha pak vështirësi, por jo për ti gjetur, por për ti përzgjedhur. Mrekullitë ishin aq shumë saqë s’dija kë të marr e kë të lë.”
Mësuesja i tha:”Mirë, na lexo ato që ke shkruar dhe ne do të ndihmojmë që ti përzgjedhësh shtatë prej tyre.” Fillimisht, vajza hezitoi, por pastaj ia nisi të lexojë shtatë mrekullitë e botës, sipas saj:

E para: Shikimi
E dyta: Dëgjimi
E trejta: Prekja dhe ndjeshmëria
E katërta: Shijimi
E pesta: Të ecurit
E gjashta: E qeshura
E shtata: Dashuria

Pasi vajza e lexoi dhe mrekullinë e shtatë, në klasa ra qetësia, saqë dëgjohej dhe zëri i gjilpërës po të binte përtokë. Mandej, vajza shtoi: Janë gjëra të thjeshta që na i ka dhënë Allahu, jemi mësuar me to dhe na duken si gjëra që nuk na ndahen. Sipas mendimit tim, këto janë shtatë mrekullitë e botës të cilat nuk mund të ndërtohen me dorë dhe nuk mund të blihen me para. Shkurtimisht, ato janë brenda zemrës dhe trupit të secilit prej nesh, prandaj vlen të falenderojmë Allahun për to.” Shpesh herë, ne harrojmë se imagjinata e fëmijëve është pa kufi, ndërkohë që ajo e jona është kufizuar dhe funksionon brenda shabllonëve. Ne shohim mrekullitë që ka bërë njeriu ndër shekujt dhe harrojmë mrekullinë e Krijuesit tonë, i cili na pajisi me to, për të bërë dhe ne mrekullitë tona.