Vetvlerësimi [tregimi i një kopshtari]


Një djalë vajti tek kabina e telefonit që ndodhej brenda dyqanit dhe formoi një numër.
Pronari i nje dyqanit i vuri veshin fjalëve të djalit. Çfarë bisede mund të bënte ai kopuk i njomë?!

 Me t’iu hapur linja, djali foli:”Zonjë! Unë jam një djalë dhe më lipset një punë. Kam dëgjuar se u lipset dikush që të kujdeset për barin e kopshtit tuaj. Unë jam gati ta pranoj.” Zonja matanë iu përgj igj:”Po, por unë e kam një punonjës që kujdeset për barin para shtëpisë.” Djali:”Zonjë, unë do ua korr barin me gjysmën e çmimit që i jepni atij personi.” Zonja:”Në fakt unë jam shumë e kënaqur me punën që bën kopshtari ynë dhe nuk dua ta ndërroj.” Djali:”Zonjë, unë do u fshij dyshemenë dhe shkallët e shtëpisë falas, nëse ma jepni këtë punë.” Zonja:”Faleminderit, por nuk pranoj.”

 Me një buzëqeshje të ngrohtë, djali e ktheu telefonin në vend. Pronari i dyqanit, i cili e kishte dëgjuar të gjithë bisedën, e thirri djaloshin i cili ishte nisur të dalë jashtë.

Kur u kthye, pronari i dyqanit i tha:”Hej djalosh! Më pëlqyen aftësitë e tua dhe shpirti insistues. Prandaj, dua të ofroj unë një punë të përshtatshme.” Djali:”Jo, faleminderit zotëri!” Pronari i dyqanit:”Por ti i përgjëroheshe asaj zonjë për një vend pune?!”

 Djali:”Jo zotëri! Unë thjesht po kontrolloja performancën time në punë. Në fakt, unë e kam atë punë. Unë jam personi që punoj për atë zonjën me të cilën po bisedoja.”

Kjo gjë quhet vetëvlerësim. Dallimi mes ëndrrës dhe ambicies, është se ëndrrës i duhet gjumë i qetë që ta shohësh. Kurse ambicies i lipset përpjekje pa gjumë që të arrihet.