Çka janë barbarizmat ?



Huazimet (Barbarizmat) janë fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve me njeri-tjetrin kanë depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen edhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin popujt që nuk flitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanë fjalët korresponduese të tyre në shqip.
       
Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren për qëllim ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e atmosferës, etj. Një lloj barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuar asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe proza edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të tilla të shumta.

Ja një listë e disa fjalëve jo shqipe të cilat i kam hasur tek disa profesorë dhe tek mediet e shkruara dhe ato elektronike, pra fjalë të cilat nuk ekzistojnë në fjalorin e gjuhës shqipe.
Barbarizmi (fjala e huazuar) fjala në shqip:

Barrierë –  pengesë
Diskurs –  Fjalim, Ligjëratë
 Ekspanzion –  Zgjerim
Eksperiencë –  Përvojë
Fleksibilitet –  Lakueshmëri
Fundamental –  Kryesorë,Themelorë
Hendikep –  Pengesë,E metë
Imediat –  I menjëhershëm
Interaktiv –  Bashkëveprues
Invadim –  Pushtim
Invasion –  Pushtim
Investigim –  Hulumtim, Hetim
Involvim –  Përfshirje
Koincidencë –  Rastësi
Konfident –  I sigurt, me besim në vete
Kontinuitet – Vazhdimësi
Koshiencë – Vetëdije, Ndërgjegje
Kreativ – Krijues
Luku – Pamja, Dukja
Narracion – Kallëzim, Tregim, Rrëfim
Selektim – Përzgjedhje
Stopim – Ndalje
Verdikt – Vendim
Vokabularë – Fjalorë