Perdorimi i fjaleve te huaja ne gjuhen shqipe ne shume fusha po behet jashtezakonisht i dendur. Me kete rast, do te veme ne dukje shembuj konkrete qe pikerishte kane te bejne me fjalet e huaja te cilat e zbehin dhe e prishin ate. Me ane te kesaj liste deshirojme te rikujtojme ato fjale te huaja qe perdorim vazhdimisht, te cilat jo vetem keto fjale por edhe fjale te tjera t’i heqim nga fjalori yne dhe duke i zevendesuar keto fjale e shprehje te huaja me fjalet e bukura dhe te embla shqipe. Ne pah do te nxjerrim nje liste fjalesh te huaja qe ndihmon ne pasurimin e gjuhes shqipe, sic bie fjala:
Apel – thirrje
Kuantitet - sasi
Aprovoj – miratoj Kurioz - kureshtar
Brutal - i vrazhdë Maksimal - më i lartë
Decidoj – vendos Minimal - më i ulët
Dedikoj – kushtoj Perfekt - i përkryer
Defnicion – përkufzim
Prezent - i pranishëm
Diferencë - ndryshim (dallim) Prioritet - përparësi
Eksperiencë – përvojë Reflektoj - pasqyroj
Ekzagjeroj - e teproj ( e zmadhoj) Refuzoj - kundërshtoj
Eliminoj - zhduk (çrrënjos) Respektoj - nderoj
Eveniment – ngjarje Sinjal - shenjë
Evitoj – shmang Superioritet - epërsi
Fals - i gënjeshtër (i rremë) Unanimisht - njëzëri
Frekuentoj – ndjek Progres - përparim
Indinjatë – zemërim Territor - truall, tokë
Indipendencë – pavarësi Destinacion - përcaktim
Influencë – ndikim Special - veçantë
Iniciativë – nismë Aktivitet - veprimtari
Insistoj - ngul këmbë (këmbëngul) Hezitim - ngurrim
I komplikuar - i koklavitur Divergjencë - mospërputhje
Konkluzion – përfundim Implikim - ngatërrim, përzierje
Konsideroj - e quaj Ekzistencë - jetesë
Konsiston – qëndron Preferim – pëlqim
Kualitet – cilësi Certifikatë - vërtetim, dëshmi