Lënia e duhanit!


Lënia e duhanit, si të përballeni me stresin dhe përfitimet në shëndet.
Zgjedhja e duhur për të mos pirë duhanin do të ishte: “Marrja me sport, argëtim, kryerja e aktivitetit fizik, ushqyerja e shëndetshme, eliminimi dhe menaxhimi i stresit, rezistenca ndaj presionit të shoqërisë. Ndërsa në rastet kur jeni duhanpirës dhe vendosni që këtë ves ta lini pas krahëve, edhe pse fillimisht duket e vështirë është e mundshme me pak kujdes që të hiqet dorë nga duhani. Ndaj jepini përparësi sjelljeve të tilla që kanë të bëjnë me zhvillimin e ushtrimeve qetësuese ose dëgjimi i muzikës që ju pëlqen.
Pini shumë ujë dhe lëngje frutash që të eliminohet sa më shpejt nikotina, eliminoni kafeinën (kafe,çaj, kola,çokollatë) nga ushqimi juaj për pak kohë. Gjithashtu të lexuarit para gjumit ju ndihmon. Gjumi ndihmon të qetësoheni. Hani më tepër perime dhe fruta të freskëta, hani drithëra çdo mëngjes. Në ditët e para mund të kolliteni më shumë, pasi mushkëritë vetëpastrohen. Por, në rastet kur ndiheni keq, pini shurup për t’u qetësuar, çka ndihmon në qetësimin e situatës shumë shpejt. Rritja e aftësisë për të nuhatur dhe shijuar ushqimin, bën që ju të keni më shumë oreks, ndaj kur hani, sigurohuni që është ushqim i shëndetshëm me pak yndyra dhe shumë fibra. Sa i takon pyetjes se kur duhet lënë duhani, ekspertët bëjnë me dije se “ momenti ideal nuk ekziston. Fikso tani një datë për tentativën tënde të ardhshme”.

Femrat dhe varësia prej nikotinës
Lënia e duhanit është më e vështirë për femrat se meshkujt. Në të gjitha moshat femrat priren të jenë më të varura ndaj nikotinës, pasi kërkojnë më pak se një dozë të bëhen të varura. Femrat kanë më shumë mundësi të bien në depresion, pasi e lënë dhe ka të ngjarë të raportojnë një numër më të madh dhe më të rëndë, te simptomat e tërheqjes.
Cilat janë avantazhet për femrat në veçanti?
Ato femra që e lënë duhanin para moshës 50-vjeçare kanë dy herë më pak mundësi të vdesin në 15 vjetet e ardhshme krahasuar me ato që vazhdojnë të pinë. Rreziku për t’u zhvilluar kanceri në qafën e uterusit ulet. Rreziku i sëmundjeve kardio-vaskulare (infarkt, atak cerebral) dhe infeksionet respiratorë (broshit, pneumoni) zvogëlohen. Duhanpirëset që preken nga ulcera e stomakut që lënë duhanin shërohen, më shpejt. Ato që lënë duhanin para shtatzënisë lindin fëmijë me të njëjtën peshë, si jo duhanpirëset.

Zëvendësuesit e nikotinës janë aleatë të sigurte
Pse nuk provoni të gjitha mundësitë për t’ia dale mbanë? Zëvendësuesit e nikotinës mund t’ju ndihmojnë. Mbi të gjitha, mendoni se ta lesh cigaren është shumë e mundur!
Avantazhet nëse merrni zëvendësues nikotine: Pulla, çamcakiza, s’praj hundor, dhe bupropioni jep nikotine duke eliminuar shqetësimet e shkaktuara nga mungesa e nikotinës (nevoja për të pirë duhan, ankth, rritim, frustacion, depresion, pagjumësi, vështirësi në përqendrim, rritje e oreksit dhe e peshës). Këto produkte e bëjnë lënien e duhanit më të lehtë dhe me komode.
Këto produkte dyfishojnë shanset e suksesit të lënies së duhanit. Ato zvogëlojnë shtimin në peshë me lënien e duhanit. Ato janë të vlefshme sidomos nëse pini më shumë se pesë cigare në ditë, nëse pini cigaren e parë më pak se një orë pas zgjimit, ose nëse keni ndjerë simptomat e mungesës së duhanit në tentativën e kaluar të lënies. Zëvendësuesit e nikotinës nuk janë të rrezikshëm.
Nikotina nuk provokon kancer. Ne ju rekomandojmë të përdorni këto produkte për të lënë duhanin.
Të mirat afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata të një jete pa duhan pas:

  • 8 orësh: Oksigjeni i gjakut vjen në normalitet. Rreziku i infarktit të miokardit fillon të zvogëlohet.
  • 24 orësh: Monoksidi i karbonit eliminohet nga trupi. Mushkëritë fillojnë të heqin mukozën dhe katranin. Rreziku i infeksioneve respiratorë, tip broshit dhe pneumoni, fillojnë të ulen.
  • 48 orësh: Nikotina nuk ndodhet më në gjak.
  • 1 jave: Ndjesitë e shijes dhe aromës përmirësohen.
  • 3-9 muaj: Frymëmarrja përmirësohet (më pak kollë, më shumë frymëmarrje). Funksioni i mushkërive rritet 5 deri në 10 për qind.
  • 1 vit: Rreziku i sëmundjeve të zëmrës (p.sh infarkt) përgjysmohet.
  • 5 vjet: Rreziku i atakut cerebral përgjysmohet. Rreziku i kancerit të gojës, ezofagut dhe fshikjes përgjysmohen.
  • 10 vjet: Rreziku i kancerit të mushkërive përgjysmohet. Rreziku i aksidenteve vaskulare-cerebrale (atak cerebral) arrin nivelin e rrezikut të jo duhanpirësve.
  • 15 vjet: Rreziku i sëmundjeve të zëmrës (p.sh. infarkti) arrin atë të jo duhanpirësve. Vdekshmëria arrin afërsisht atë të njerëzve që nuk kanë pirë kurrë duhan


Si të përballeni me stresin kur lini duhanin ?

  • Gjeni mënyra të reja si të përballeni me stresin...
  • Stresi është normal. Shumë njerëz përballen me të.
  •  Ju mund të mësoni të përballeni me stresin pa pirë cigare. Lënia e duhanit mund ta shtojë stresin.
  • Është e rëndësishme të qetësoheni para se ta lini duhanin.
  •  Fillimisht duhet të qetësoni muskujt tuaj, shtrëngoni duart tuaja grusht, qëndroni kështu për 5 sekonda.
  • Qetësohuni, dhe vëreni se si ndiheni. Bëjeni përsëri. Bëjeni provë edhe më pjesë të tjera të trupit :“Krahë, fytyrë, bark, këmbë, rregulloni frymëmarrjen, merrni frymë ngadalë, mbajeni frymën për 5 sekonda, nxirreni jashtë ngadalë, qetësohuni për 5 sekonda, përsëriteni këto veprime 4 herë .